Arbëri

2 të infektuar me koronavirus në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit

 

Në Shqipëri janë regjistruar dy të infektuar me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa janë shëruar 29 pacientë. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë testuar 3.593 persona, ndërsa në total janë kryer 736.591 testime.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë regjistruar 132.374 raste pozitive, 129.627 të shëruar dhe 2.451 të vdekur. Aktualisht janë 296 raste aktive.