Arbëri

Një i vdekur nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

Foto: KOHA
 

Një person ka vdekur nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa nga 2.295 testime, 7 kanë rezultuar pozitive.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë shëruar 147 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 103.711.