Arbëri

Ushtria e Kosovës ngre flamurin në Kuvajt

Flamuri i Kosovës nga sot valon edhe në Kuvajt. Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë ngritur sot flamurin në kampin ku janë vendosur si pjesë e koalicionit Forca e Përbashkët e Kombinuar (Inherent Resolve), në kuadër të misionit paqësor në këtë vend.

“Kosova është e përkushtuar për paqe dhe siguri në mbarë botën. FSK-ja falënderon Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Gardën Kombëtare të IOWA-s për dislokimin e përbashkët”, shkruan në njoftimin e FSK-së në Facebook.

Ky është misioni i parë ndërkombëtar i FSK-së.

{gallery}