Arbëri

Kurti: Nuk ka presion për rifillim të dialogut, s'do të ketë Asociacion njëetnik

Foto lustrim
 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nuk ka presion nga Bashkimi Evropian e as nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të rinisur dialogu në mes Kosovës e Serbisë, derisa konfirmoi se një takim i tillë do të mbahet në mes të qershorit.

Ai këto deklarata i ka bërë gjatë një vizite në Prizren. "Do të ketë një takim kah mesi i qershorit, sot është 1 qershori, nuk është mesi i qershorit... Presion nuk ka, ka diskutime të vazhdueshme, dialogu do të jetë parimor, do të jetë i drejtë, ku Kosova nuk është objekt në tryezë po është palë në bisedime dhe me dijen, programin tonë dhe me ndërgjegjen e përgjegjësinë që kemi treguar ngaherë do ta përfaqësojmë Republikën e Kosovës për interesat e Republikës së Kosovës", u shpreh ai.