Arbëri

Mbi 64 mijë të vaksinuar në Kosovë kundër COVID-19

 

(Ekonomia Online) - Në gjithë vendin gjatë së dielës janë vaksinuar rreth 800 persona në të gjitha qendrat e vaksinimit kundër virusit Covid-19, raporton Ekonomia Online.

Në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë vaksinën e kanë marrë 100 persona mbi moshën 65 vjeçare, ka thënë koordinatori i kësaj qendre Niman Bardhi.