Arbëri

Kurti: Bordi i ri i ARKEP-it më i kualifikuari ndonjëherë

Një ditë pasi Kuvendi i Kosovës ka votuar anëtarët e rinj të Bordit të ARKEP-it, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë të jetë i bindur që ky bord është më i kualifikuari që ka pasur ndonjëherë ky institucion.

“Me një ekip profesionistësh e profesionistësh me përvojë në institucione, në industri dhe në akademi, jemi të bindur që ky është Bordi më i kualifikuar që institucioni i ARKEP-it ka pasur ndonjëherë, dhe kemi besim të plotë që ky Bord do të jetësojë vizionin për zhvillimin e sektorit. ARKEP është rregullator i komunikimeve elektronike dhe postare. Drejt vendosjes së tij në krye të detyrës kushtetuese dhe ligjore, tash kemi përbërjen e re të Bordit të ARKEP të votuar mbrëmë në Kuvendin e Republikës” ka shkruar Kurti në rrjetin social Facebok.

Kuvendi i Kosovës mbrëmë ka votuar emrat e bordit të ri të ARKEP-it.