Arbëri

Durmishi i përgjigjet Haradinajt: Je në siklet sepse s’mund të bëni më keqpërdorime

Haradinaj para deputetëve ka treguar një fotografi në të cilën shihet zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi në një drekë, sipas të parit të AAK-së, bashkë me pronarin e një kompanie “të cilës i ka dhënë tenderë menjëherë pas ardhjes në pozitë”.
 

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, i është kundërpërgjigjur kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi ky në Kuvend shfaqi një fotografi të Durmishit me pronarin e një kompanie për të cilën tha se ka fituar tenderë menjëherë pasi Vetëvendosje erdhi në pushtet. Durmishi ka pranuar se e njeh pronarin e kompanisë. Megjithatë ai e ka quajtur manipulim akuzën e Haradinajt teksa e ka akuzuar se “është në siklet sepse s’mund të bëjë më keqpërdorime”.

Në një reagim në Facebook, Durmishi ka thënë se akuza e Haradinajt para deputetëve “flet për mendësinë e tyre se si kanë vepruar kur kanë qenë në pushtet”.