Arbëri

Të enjten seancë në Kuvend, diskutohet për organizimin e arsimit gjatë pandemisë

Foto: Alban Bujari \ KOHA
 

Të enjten do të mbahet seancë plenare në Kuvend me fillim nga ora 10:00.

Në Seancë do të jenë disa pika të rendit të ditës. Do të shqyrtohet Raporti vjetor i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, e do të formohet Komisioni Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre anëtarë të Bordit të RTK-së. Po ashtu edhe do të formohet Komisioni Ad-Hoc për përzgjedhjen e tre anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave.