Arbëri

Osmani kërkon ndihmë nga Japonia për kalimin e gjendjes me pandeminë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar ndihmë për menaxhimin e pandemisë nga ambasadori i Japinisë, Akira Mizutani.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se Osmani ka theksuar raportet e shkëlqyera diplomatike ndërmjet dy vendeve dhe ka shprehur gatishmërinë e saj dhe të institucioneve të Kosovës për thellimin e mëtejmë të këtyre raporteve në rrafshin politik, ekonomik dhe kulturor.

“Presidentja Osmani nënvizoi nevojën që dy shtetet të bashkëpunojnë edhe në menaxhimin e pandemisë dhe i kërkoi ambasadorit që t’ia përcjell lutjen e saj qeverisë japoneze që ta ndihmojë Kosovën në përpjekjet për ta kapërcyer pandeminë Covid-19. Po ashtu Osmani e falënderoi shtetin e Japonisë për donacionin e fundit të pajisjeve mjekësore, si dhe për kujdesin e vazhdueshëm që ky vend e ka treguar për konsolidimin e mjekësisë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Më tej Osmani ka ritheksuar gatishmërinë e Kosovës për t’i mirëpritur për nxitjen e mëtejme të kompanive japoneze për të investuar në Kosovë. Në këtë rrafsh, ajo nënvizoi se e mirëpret mundësinë e organizimit të një forumi të përbashkët ekonomik ndërmjet të dy vendeve.