Arbëri

Në Kizhevak të Serbisë gjenden mbetje mortore të viktimave të masakrës së Rezallës

 

Në Kizhevak të Serbisë është konfirmuar ADN-ja e mbetjeve mortore të zhvarrosura. Nga Komisioni qeveritar për të pagjeturit konfirmuan se i përkasin viktimave të masakrës së Rezallës, të ndodhur më 5 prill 1999.

Kushtrim Gara nga Komisioni qeveritar për të pagjeturit, thotë për KSP se lokacioni i varrezës masive në Kizhevak është prioritet, por bën të ditur gjithashtu se gjatë këtij viti do të këtë gërmime edhe në Prizren, Gjakovë dhe ka mundësi rikthimi në Mitrovicë.