Arbëri

Një i vdekur dhe 64 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Një person ka vdekur dhe 64 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se janë testuar gjithsej 4.297 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Rasti i vdekjes është nga komuna: Gjilan 1 rast (72 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 107.003 raste nga 575.614 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.227 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 409 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 100.233 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4.543.