Arbëri

Në Infektive po trajtohen 60 pacientë me COVID-19, prej tyre shumica janë në oksigjenoterapi

(Ekonomia Online) - Drejtori i Klinikës Infektive, Izet Sadiku në një intervistë për Ekonomia Online, ka treguar se në këtë klinikën javët e fundit kanë pasur rënie të numrit të rasteve me Covid-19.

Tutje, ai tha se 60 pacientë janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive, ku prej tyre 90% janë në oksigjenoterapi.

“Në Klinikën Infektive javët e fundit kemi pasur një rënie të numrit të rasteve të hospitalizuar dhe për momentin kemi 60 pacientë prej të cilëve diku 90% janë në oksigjenoterapi”.

Sipas tij, Klinika Infektive që nga 13 marsi vazhdon të jetë klinikë Covid dhe se janë duke trajtuar vetëm pacientët me koronavirus.

“Klinika Infektive që nga 13 marsi 2020 vazhdon të jetë klinikë Covid dhe vazhdon të trajtojë vetëm raste me Covid-19”, tha ai për EO. “Nëse vazhdon ky numër të bie edhe më shumë sigurisht që do të diskutohet në nivel të mekanizmave të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar me qëllim që të merret vendimi se a mund të fillojë Klinika Infektive edhe më shërbime tjera. Por momentalisht Klinika Infektive trajton vetëm pacientë me Covid-19.