Arbëri

Komisioni Hetimor mblidhet sot për shkarkimin e Metës

FOTO: KOHA
 

Sot pritet të zhvillohet mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta në orën 13:00.

Në rendin e mbledhjes sot është miratimi i procesverbalit të mbledhjes së datës 14 maj 2021, marrja e detyrës së ekspertit ligjor Artan Spahiu dhe komunikimi i përgjigjeve të institucioneve të tjera dhe prezantim me informacionin e ardhur nga Autoriteti i Mediave Audiovizive.