Arbëri

MPJ-ja thotë se Izraeli ka të drejtën për t’u mbrojtur nga raketat e Hamasit

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka thënë se Izraeli e ka të drejtën për ta mbrojtur popullin e tij nga 2.000 raketat e lëshuar nga Hamasi, në konfliktin mes dy vendeve në Rripin e Gazës. 

MPJ-ja përmes një njoftimi në Twitter ka kërkuar të ndalet dhuna dhe të kërkohet një zgjidhje paqësore.

“Si çdo shtet Izraeli ka të drejtën dhe detyrimin për të mbrojtur popullin e tij kundër 2.000 raketave të qëlluara mbi civilët vetëm nga Hamasi, i cili po mban peng civilët palestinezë në luftën e tij. Ne vajtojmë të gjitha viktimat. Ne kërkojmë që të përmbahemi, të ndalojmë dhunën dhe të kërkojmë zgjidhje paqësore”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.