Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Mjekiqi, përmes një konference për media ka kritikuar programin e Qeverisë Kurti për politikën e jashtme.
Sipas Mjekiqit, programi i Qeverisë për politikën e jashtme është më shumë i natyrës dëshirore, pasi nuk ka plan e as strategji.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“LDK-ja e konsideron të rëndësisë të jashtëzakonshme konsolidimin e politikës së jashtme të Kosovës. Përfaqësimi i interesave të qytetarëve të Kosovës duhet të jetë prioritet për secilen qeveri, por programi i Qeverisë për politikën e jashtme është i natyrës dëshirore. Me një fjalë, s’ka strategji, s’ka plan veprimi. Programi nuk përmban asnjë fjalë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, Interpol e të tjera. Qeveria ka mungesë të strategjisë për njohje të reja. Qeveria nuk e shpjegon se si do të arrihen fondet e IFA-së. Nuk ka strategji as për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Ne e konsiderojmë që procesi i heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës është i vonuar. Bashkëpunimi me Shqipërinë përmendet në vetëm një paragraf, ndryshe nga premtimet gjatë zgjedhjeve të cilat nuk po konkretizohen”, ka thënë Mjekiqi.