Arbëri

PDK-ja dorëzon në Kushtetuese vendimin e 11 milionë eurove për rrymën e veriut

 

Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Qeverisë Kurti për 11 milionë eurot e ndara për energjinë elektrike të shpenzuar në veri të vendit. Deputetja e kësaj partie, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se ky vendim i Kuvendit, i mbështetur nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Serbe ka dëmtuar buxhetin e Kosovës, duke marrë në mënyrë anti-kushtetuese taksat e qytetarëve të Kosovës, për të paguar energjinë e shpenzuar nga qytetarët dhe bizneset në veri të vendit.

“Kjo përbën shkelje kushtetuese për shkak të trajtimit të pabarabartë të qytetarëve para ligjit. Kushtetuta e Kosovës dhe ligjet duhet të jenë të barabarta dhe të zbatueshme sikur për qytetarët e jugut ashtu edhe për ata të veriut. Presim që Gjykata Kushtetuese ta trajtojë në merita këtë rast dhe brenda afatit ligjor t'i japë të drejtë kësaj kërkese dhe ta shfuqizojë vendimin e Kuvendit”, ka thënë ajo.