Arbëri

Dy të vdekur nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar dy raste të vdekjes nga koronavirusi, ndërsa nga 1.835 testime, 49 kanë rezultuar pozitivë.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 1 rast (55 vjeç), Vushtrri 1 rast (64 vjeç). Të shëruar janë 310 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve total në 99.097

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se numri total i rasteve pozitive është 106.803 raste nga 563.472 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.220 raste të vdekjes.