Arbëri

Ekspertët e sigurisë e shohin pozitive rritjen e buxhetit për FSK-në

 

(Ekonomia Online) - Ekspertët e sigurisë e kanë mirëpritur vendimin e Qeverisë për ndarjen e mbi 100 milionë eurove për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), por sipas tyre duhet ende të ketë rritje të buxhetit për t’i plotësuar nevojat e Ushtrisë, raporton Ekonomia Online.

Nuredin Ibishi, ekspert i sigurisë në një intervistë për Ekonomia Online tha se është mirë që qeveria e re e ka marrë më seriozisht këtë çështje, për të kontribuar në ngritjen e kapacitetet të FSK-së.