Arbëri

Ekspertët ligjorë nga Ambasada Britanike do të vazhdojnë mbështetjen për MD-në

 

Ministria e Drejtësisë dhe Ambasada Britanike kanë nënshkruar sot Memorandum Mirëkuptimi për të vazhduar ofrimin e mbështetjes për Ministrinë, përmes angazhimit të ekspertëve vendorë ligjorë.

Sipas njoftimit për media, ekspertët ligjorë do të vazhdojnë të mbështesin Ministrinë në finalizimin e Rishikimit Funksional, në hartimi të legjislacionit si dhe në avancimin e prioriteteve të tjera të Ambasadës Britanike.