Arbëri

100 mijë doza “Pfizer” do të mbërrijnë në Kosovë deri në fund të majit

 

Edhe 100 mijë doza të vaksinës “Pfizer”, kundër koronavirusit, do të mbërrijnë në Kosovë deri në fund të muajit maj, nëpërmjet iniciativës “COVAX”, ka bërë të ditur UNICEF-i në Kosovë.

Të mërkurën në vend erdhën edhe 38 mijë doza të vaksinës “AstraZeneca”, duke e çuar në 62 mijë numrin e dozave të kësaj vaksinës, së ardhur përmes “COVAX-it”. Pos tyre në vend kanë ardhur edhe rreth 8 mijë doza të vaksinës “Pfizer” si donacion i Bashkimit Evropian.