Arbëri

Ndryshon moti gjatë dy ditëve të ardhshme

Dy ditët e ardhshme në Kosovë do të ketë ndryshim të motit.

Ky ndryshim vije si rezultat i vranësirave të dendura të cilat parashihen ta mbulojnë territorin tonë, njofton IHK.

“Vranësirat vende-vende do të sjellin shi dhe shkarkime rrufesh, nuk do të mungojnë intervalet me diell. Sa i përket vlerave të temperaturave maksimale ato do të shënojnë rënie. Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale të ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes me shpejtësi 1-11 m/s”, thuhet në njoftimin e IHK-së.