Arbëri

Hetimet e Prokurorisë kanë bllokuar kontratën mes Telekomit dhe “Advantech-it”

 

Bordi i ri i Telekomit të Kosovës është duke shqyrtuar kontratat që kanë firmosur menaxhmentet e kaluara me kompani të ndryshme për shërbime. Njëra nga to - kontrata mes Telekomit dhe kompanisë “AdvanTech”, sipas menaxhmentit të Telekomit, nuk ka filluar ende të zbatohet, meqë janë duke pritur vendimin e Prokurorisë, e cila për disa muaj është duke e hetuar atë

Disa e-maile dhe takime janë shkëmbyer në mes të përfaqësuesve të kompanisë “AdvanTech” dhe Telekomit të Kosovës për kontratën për shërbime të internetit dhe IPTV-së. Por, për zbatimin e kësaj kontrate që i jep 60 për qind të të hyrave kompanisë private, sipas drejtuesve të Telekomit, nuk është bërë asnjë hap. Kjo, pasi, siç kanë thënë në Telekom, ende janë në pritje të një vendimi nga Prokuroria e shtetit, e cila po e heton këtë kontratë tash e disa muaj.

Menduh Abazi, drejtor për marrëdhënie me publikun në Telekom, ka thënë se ka pasur interesim nga kompania të dijë se çfarë po ndodh me kontratën.