Arbëri

Azemi e cilëson hap prapa premtimin e Qeverisë për pagë minimale 250 euro

 

Zotimin e Qeverisë Kurti që në vend të ketë pagë minimale prej 250 eurosh, Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat po e konsideron hap prapa. Kryetari i kësaj sindikate, Jusuf Azemi, po insiston që paga minimale duhet të jetë 350 euro.

Duke iu referuar një deklarate të kryeministrit Albin Kurti kohë më parë se “nuk është në rregull të ketë pagë nën 350 euro”, Azemi ka paralajmëruar se s’do të nënshkruajnë asnjë kontratë që është nën këtë shumë.