Arbëri

KDI: Për shkak të pandemisë pati rënie të transparencës në qeverisjen lokale vjet

 

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në kuadër të projektit të USAID-it për komunat transparente, efektive dhe llogaridhënëse, lansoi Indeksin e Transparencës për qeverisjen komunale për vitin 2020. Nga raporti doli se Kosova pësoi rënie të transparencës në qeverisjen lokale.

Diana Metushi-Krasniqi, menaxhere e projektit në KDI, gjatë prezantimit të gjetjeve kryesore të Raportit tha se, "në vitin 2020, për shkak të pandemisë COVID-19, Kosova pësoi një rënie të transparencës në qeverisjen lokale prej 1% krahasuar me vitin paraprak. Transparenca e përgjithshme në gjashtë shtyllat e matura në vitin 2020 është 69% krahasuar me 70% në 2019. Ky është një tregues i qartë se përveç sfidave për t’u ballafaquar me një forcë madhore, komunat duhet të përqendrohen në publikimin e më shumë informatave për qytetarët e tyre.”