Arbëri

Matoshi xhiron përplasjen PDK-VV në Kuvend, thotë se Lista Serbe qeshte teksa i shikonte

Deputetja e Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka xhiruar me telefon përplasjen e sotme në seancën e Kuvendit mes deputetëve të PDK-së e VV-së.

Përplasja kishte ardhur pas kritikave të deputetëve të PDK-së në drejtim të ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla lidhur me deklaratat e saj për korrupsionin dhe Gjykatën Speciale.

Deputetja Matoshi ka thënë në postimin e saj në Facebook se derisa ndodhte përplasja mes deputetëve shqiptarë dhe ofendimet ndaj ministres Gërvalla, deputetët e Listës Serbe qeshnin.

“Nuk është selfie medie të dashura. Është regjistrim/inçizim i të qeshurave dhe reagimeve të deputetëve të Listës Serbe, përderisa deputetët e PDK-së ofendonin ministren Donika Gërvalla. Tmerr të shohësh skena të tilla në Kuvend, edhe më tmerr të shohësh teksa kënaqen deputetët serb. Qe edhe dëshmia!”, ka shkruar Matoshi.

 

Nuk është selfie medie të dashura. Është regjistrim/inçizim i të qeshurave dhe reagimeve të deputetëve të Listës Serbe,...

Posted by Adriana Matoshi on Thursday, May 6, 2021