Arbëri

Osmani: Fehmi Agani ishte krah i djathtë i ish-presidentit Rugova

Presidentja Vjosa Osmani e shoqëruar nga kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe të varri i veprimtarit, Fehmi Agani në 22-vjetorin e vrasjes së tij.

Derisa ka përkujtuar veprimtarinë siç ka thënë të lavdishme të Aganin, e para e shtetit nuk ka mundur që tu përmbahet lotëve.

Krah të djathtë të ish-presidentit Ibrahim Rugova, ajo e ka cilësuar Aganin, duke shtuar se ai ishte zë i fuqishëm edhe jashtë kufijve të vendit.

Kryeministri Albin Kurti, tha se me ndryshimet e bëra në Kodin e Procedurës Penale do të mundësohet që të gjykohen të gjitha ata që kanë kryer krime luftë në Kosovës.

Kurti ka thënë se është koha e fundit që të ndëshkohen kriminelët.

Sipas tij, gjykimi në mungesë ia tyre që kryen krime do të mundësojë drejtësi për të gjitha viktimat.

“Është koha e fundit që për vrasjet e Milosheviqit të ndëshkohen, duhet që të kemi procese të drejta që sjellim drejtësi për të gjitha viktimat”, ka thënë Kurti.