Pas arritjes së 4 mijë e 680 dozave të vaksinës Pfizer/Biontech kundërCOVID-19, sot do të vazhdojë vaksinimi i punëtorëve shëndetësorë nga e tërë Kosova.
Vaksinimi do të bëhet në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, duke filluar nga ora 10:00.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistria e Shëndetësisë dje pranoi pjesën e parë nga gjithsej 95.000 doza të vaksinave, të cilat Bashkimi Evropian i ka ndarë për Kosovën në kuadër të mbështetjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor për vaksinimin kundër COVID-19.
Me rekomandim të Komitetit për vaksinim kundër COVID-19, këto doza të vaksinës Pfizer/Biontech do të përdoren për vaksinimin e punëtorëve shëndetësorë, të cilët nuk kanë mundur të vaksinohen në fazën e parë të vaksinimit, siç është thënë, për arsye shëndetësore.
Në fakt, një pjesë e madhe e punëtorëve shëndetësorë kishin refuzuar të vaksinohen me vaksinën Astra Zeneca, që më herët erdhi në Kosovë fal programit COVAX.