Arbëri

NATO tregon “muskujt” në Shqipëri

NATO tregon “muskujt” në Shqipëri
Stërvitja “Defender Europe 21“, përfshin aktivitete në më shumë se 30 zona stërvitjeje, në 12 vende dhe 30 zona trajnimi që shtrihen që nga Baltiku në Afrikë dhe që nga Deti i Zi në rajonin e Ballkanit. Krahas Shqipërisë dhe 26 shteteve, në këtë operacion është angazhuar edhe FSK-ja. Kosova do të jetë edhe në mesin e 16 vendeve pritëse
 

Komandanti i Komandës Evropiane të SHBA-së, Tod Walters, në nisje të stërvitjes më të madhe ushtarake të NATO-s, ka theksuar se “Defender Europe 21”, ka 28 mijë trupa në marinë, nga 25 vende, dhe qëllimi është të demonstrimi i aftësitë kolektive të aleatëve të NATO-së dhe partnerëve të saj. Krahas Shqipërisë dhe 26 shteteve, në këtë operacion është angazhuar edhe FSK-ja, ndërkohë që Kosova do të jetë edhe në mesin e 16 vendeve pritëse

Në Durrës nisi të martën stërvitja “Defender Europe 21“, me pjesëmarrjen e rreth 28 mijë trupave shumëkombëshe, nga 27 shtete, përshirë edhe Kosovën. Përveç përfshirjes së FSK-së, Kosova do të jetë gjithashtu në mesin e 16 vendeve pritëse. Trupat e ushtrive të shteteve anëtare të NATOS, sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes do të zbarkojnë në Kosovë, në mesin e tyre ushtarakë të ushtrisë amerikane, pjesëtarë të forcave nga Komanda Evropiane e SHBA-së, si dhe Komanda Supreme Operacionale e NATO-s. Komanda e Lartë (HICON) dhe Audienca Sekondare, sipas Ministrisë do të jenë të vendosur në Aeroportin e Gjakovës, kurse ushtrimi fushor do të realizohet në Zonën e Trajnimit në “Baba i Bokës” në komunën e Gjakovës.

“Kjo është stërvitje vjetore e përmasave të mëdha ushtarake amerikane në Evropë dhe Afrikë, e përbashkët, shumëkombëshe, e dizajnuar për të ndërtuar gatishmërinë dhe ndërveprimin ndërmjet ushtrisë amerikane, NATO-s dhe partnerëve të tjerë”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes. “Ushtarët e FSK-së radhiten përkrah ushtrive të shteteve anëtare të NATO-s nën udhëheqjen e partnerit strategjik Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.