Arbëri

Lajçaku kundër ridizajnimit të kufijve e masës së reciprocitetit të paralajmëruar nga Kosova

Lajçaku kundër ridizajnimit të kufijve e masës së reciprocitetit të paralajmëruar nga Kosova
 

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka theksuar se është rreptësisht kundër idesë së ridizajnimit të kufijve në Ballkan, por ka thënë po ashtu se nuk përkrah as masën e reciprocitetit të paralajmëruar nga Kosova ndaj Serbisë. Përderisa ka kundërshtuar ashpër idenë për ridizajnim të kufijve në Ballkan, Lajçaku s’ka folur për propozimet në non-paperin për dialogun Kosovë-Serbi, ku ndër tjerash përfshihej edhe “Distrikti autonom i Kosovës veriore”, Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe dhe përforcimi i rolit të Kishës Serbe. Ishte e përfshirë edhe që dy palët të respektojnë sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë e palës tjetër.

Në një konferencë online të Institutit Italian për Studime Politike, Lajçaku e ka cilësuar të rrezikshëm idenë për ridizajnim të kufijve në Ballkan, sikur që u paralajmërua nga një non-paper i publikuar nga mediat sllovene. Këtë ai e ka parë si kërcënim për luftë.