Arbëri

Blej Online nga rehatia e shtëpisë!

Blej Online nga rehatia e shtëpisë!
 

SPAR Kosova – si një ndër brendet më të besuara në vend, me produktet më unike, për sa i përket freskisë, cilësisë dhe games së tyre, tash së fundi ka ri-lansuar shërbimin më të ri SPAR Online duke ofruar mbi 600 artikuj ushqimorë bazikë dhe higjenikë, duke mbështetur kështu nevojat e konsumatorëve për të bërë blerje më të shpejta të ushqimeve. Ky shërbim adreson gjithashtu faktin se klientët shpesh e kanë të vështirë të gjejnë një ditë të përshtatshme të dalin dhe t’i kryejnë gjitha pazaret që kanë nevojë brenda një kohe të shkurtër dhe kështu stresin nga blerja fizike e produkteve në market.

Me një shpenzim minimal të porosisë prej vetëm 20 € (pra ekziston një prag i ulët për përdorimin e shërbimit) konsumatorët gëzojnë transportin falas në shtëpitë e tyrë, në kohën që atyre u përshtatet në gjithë Kosovën. Blerja mund të realizohet shumë thjeshtë përmes gjitha pajisjeve: Lap Top apo Telefon Mobil (përmes aplikacioneve në IOS dhe Andoid). Mënyra e pagesës gjithashtu është e thjeshtë, e lehtë me mundësi pagese cash, përmes bankës apo me POS Kartele bankare pas pranimit të porosisë fizikisht.