Arbëri

Kryeministri holandez uron Kurtin, s’përmend çështjen e liberalizimit

Kryeministri holandez uron Kurtin, s’përmend çështjen e liberalizimit
 

Mark Rutte, kryeministri i Holandës, si një nga shtetet evropiane ende skeptike për liberalizimin e vizave për Kosovën, nuk ka përmendur fare këtë çështje në një letër urimi për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për fitoren në zgjedhjet e shkurtit.

Teksa i ka uruar sukses në detyrat që e presin dhe mbështetje për luftën e pandemisë dhe përpjekjet për luftimin e korrupsionit për të fuqizuar sundimin e ligjit, Rutte s’ka përmendur fare çështjen e liberalizimit.