Arbëri

Qytetarët ankohen për rritje të çmimeve, Gërxhaliu e konsideron goditje për ekonominë

 

(Ekonomia Online) - Rritja e çmimeve të produkteve bazë në tremujorin e fundit, ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, po e sheh si pasojë të pandemisë.

Gërxhaliu në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se rritja e çmimeve bazë për 1.2 për qind në muajt e fundit, do ta godasë edhe më shumë ekonominë familjare të qytetarëve kosovarë.