Në klinikat Covid në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme rajonale janë duke u trajtuar 528 pacientë për COVID-19.
Prej tyre janë të konfirmuar 431 pacientë pozitivë me virusin Sars-CoV-2, ndërsa 36 prej tyre janë në gjendje të rëndësuar shëndetësore. Në oksigjenoterapi janë 416 pacientë.
Në Infektive janë të shtrirë 92 pacientë, në Infektive II (mjekësi sportive) 36 pacientë, në Pulmologji 84 pacientë, në Mjekim Intensiv – COVID 13 pacientë, ndërsa katër tjerë në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive, ndërsa në Pediatri 5 pacientë.
Ndërkohë në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 299 pacientë.
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme:
Spitali i Prizrenit, 48 pacientë
Spitali i Gjakovës, 57 pacientë
Spitali i Pejës, 73 pacientë
Spitali i Gjilanit, 40 pacientë
Spitali i Ferizajt, 36 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 35 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 10 pacientë