Arbëri

Avokati i Popullit bën përgjegjës shtetin për vrasjen e gruas nga ish-bashkëshorti në Emshir

 

Avokati i Popullit ka përpiluar një raport lidhur me vrasjen e gruas në lagjen Emshir nga bashkëshorti i saj, i cili më pas kishte vrarë edhe vetën. Bëhet fjalë për rastin e datës 14 mars të vitit 2021.

Sipas njoftimit, në raport konstatohet se autoritetet përgjegjëse nuk e kishin vlerësuar mjaftueshëm rrezikun, përkundër faktit se viktima e kishte deklaruar atë.