Arbëri

Freedom House: Kosova e Shqipëria shënuan rënie në nivelin e demokracisë

 

Organizata Freedom House arrin në përfundimin se udhëheqësit e zgjedhur në Evropën Qendrore dhe Lindore po minojnë vetë institucionet, duke refuzuar normat demokratike dhe duke promovuar sisteme alternative të qeverisjes autoritare.

Sipas raportit të përvitshëm “Vendet në Tranzicion 2021” që merr në shqyrtim zhvillimet e vitit pararendës dhe që u bë publik të mërkurën, lloji më i zakonshëm i regjimit në Ballkan vazhdon të jetë ai hibrid/demokraci në tranzicion. Shqipëria dhe Kosova shënuan rënie në vitin 2020, krahasuar me vitin 2019, ndërsa Maqedonia e Veriut shënoi rritje.