Arbëri

Tetë të vdekur nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

Tetë persona kanë vdekur nga koronavirusi në Kosovë ndërsa 356 kanë rezultuar pozitivë, nga 3.146 testime. Në 24 orët e fundit janë shëruar 680 pacientë.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Kamenicë 2 raste (88, 74 vjeç), Ferizaj 1 rast (69 vjeç), Gjilan 1 rast (73 vjeç), Mitrovicë 1 rast (59 vjeç), Pejë 1 rast (58 vjeç), Prishtinë 1 rast (35 vjeç), Prizren 1 rast (70 vjeç).

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se numri total i rasteve pozitive në vend është 103.480, ndërsa i të shëruarve në 90.328. Numri i personave të vdekur nga COVID-19 ka shkuar në 2.118..