Arbëri

Seanca e radhës ndaj Gucatit e Haradinajt do të mbahet më 30 prill

Descriptive Text

Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale kanë caktuar seancën e radhës ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt, për 30 prill.

Sipas njoftimit të Dhomave të Specializuara, seanca do të mbahet duke filluar nga ora 11:00.

“Siç është njoftuar në Kalendarin tonë të Gjykatës, Konferenca e katërt për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt do të mbahet të premten, më 30 prill në orën 11:00”, thuhet në njoftim.

Gjykatësi i procedurës paraprake ua ka caktuar avokatëve të Gucatit e Haradinajt, datën 28 prill si afat të fundit për dërgimin e parashtresave.

Seanca do të jetë konferenca e katërt mbi ecurinë e çështjes.