Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se ishte joparimore ikja e deputetes së PDK-së, Adelina Grainca dhe kalimi i saj në Lëvizjen Vetëvendosje.
Deliu-Kodra ka thënë në “Interaktiv” të KTV-së se Grainca ka qenë deputetja më e re femër në mesin e deputeteve të PDK-së e cila ka marrë besimin e votuesve të PDK-së.
“Nuk mund të flasë që largimi i saj është largim parimor. Ka qenë vetëm zonja Grainca e re në mesin e deputeteve femra të PDK-së. Kishte përkrahjen e rinisë së PDK-së. Nuk mund ta kuptojë që një e re vjen me një entuziazëm të tillë ta ketë një ndryshim të tillë të pakonsultuar”, ka thënë Deliu-Kodra.
Ajo ka shtuar se deri në momentin e fundit ka pasur konsultime me deputeten Grainca dhe se deri në momente të fundit, Grainca ka pasur kundërshti ndaj LVV-së.