Kryetari i Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, Armend Muja, ka bërë një gjest, që është vlerësuar i pahijshëm nga shumëkush, gjatë mbledhjes së sotme.
Ai ka shtyrë me dorë, duke e larguar njërën nga zyrtaret e stafit mbështetës të Komisionit, ndonëse qëllimi i saj ishte asistenca në kryerjen e procedurave, meqë gjatë mbledhjes pati shumë paqartësi për pikat e rendit të ditës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ulu, mos u afro”, u dëgjua t’i thotë Muja asistentes.
Për Mujën, kjo është hera e parë si deputet dhe hera e parë në krye të një komisioni.
KOHA ka provuar të marrë një sqarim nga deputeti i VV-së, Muja, por kontakti me të ishte i pamundur.