Arbëri

Britania i ofron mbështetje Kosovës në luftën ndaj korrupsionit

Britania i ofron mbështetje Kosovës në luftën ndaj korrupsionit
 

Kryeministri britanik, Boris Johnson, i ka ofruar mbështetje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në premtimet e tij për luftim të korrupsionit e sundim të ligjit.

Në një letër drejtuar Kurtit duke e uruar për marrjen e detyrës si kryeministër, Johnsoni ka vlerësuar lartë miqësinë mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.