Arbëri

Pandemia COVID-19 shkaktoi rënie të të hyrave në turizëm prej 91 për qind

Pandemia COVID-19 shkaktoi rënie të të hyrave në turizëm prej 91 për qind
 

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari tha se pandemia ka shkaktuar rënie të vizitorëve ndërkombëtarë dhe rënie të theksuar të të hyrave në këtë sektor.

“Sektori i turizmit është ndikuar rëndë nga pandemia, ka rënë numri i vizitorëve ndërkombëtarë 70 për qind, ndërsa rënia e përgjithshme në të hyra është më shumë se 91 për qind”, tha ajo.