Arbëri

BKT-ja merr tri çmime prestigjioze

BKT-ja merr tri çmime prestigjioze
 

BKT Kosova është vlerësuar me 3 çmime prestigjioze "Banka më e mirë për Individë në Kosovë 2021", "Banka më e mirë Dixhitale në Kosovë 2021" dhe "Brendi Bankar më i mirë për Individë në Kosovë 2021" nga Global Banking & Finance.

BKT Kosova mori 3 çmime të tjera në një kohë të shkurtër pasi mori çmimet "Banka më e mirë në Kosovë për 2021" nga Global Finance në Mars 2021 dhe " Banka më e mirë e vitit 2020 " dhjetorin e kaluar, akorduar nga The Banker. Fitimi i 3 çmimeve të tjera nga Global Banking & Finance gjatë kohës sfiduese të shkaktuar nga pandemia, dëshmon suksesin e BKT Kosova dhe vendosmërinë e saj për të ofruar shërbimin më të mirë për klientët dhe zgjidhjet më të mira dhe më inovative bankare në tregun bankar në Kosovë.