Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë së martës do të mbajë mot i vranët me reshje shiu, ku temperaturat minimale do lëvizin ndërmjet 1-5 gradë Celsius, derisa ato maksimalet nga 5-17 gradë.
“Të mërkurën dhe të enjten parashihen vranësira të pjesshme dhe ngritje të vlerave maksimale. Të premten pritet një rënie e lehtë e temperaturave por që gjatë vikendit do të pësojnë ngritje. Do të fryjë erë e lehtë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.