Arbëri

​Dëgjohen dy dëshmitarë në rastin “Syri i Popullit”

​Dëgjohen dy dëshmitarë në rastin “Syri i Popullit”
Foto: KOHA/Ilustrim
 

19 Prill – Kosovapress - Në Departamentin Special në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka vazhduar rigjykimi për rastin e njohur “Syri i Popullit”, ku Sadri Ramabaja dhe Avni Llumnica po akuzohen për ndihmë në tentim vrasjen e Azem Vllasit. E gjatë këtij shqyrtimi gjyqësor u dëgjuan dëshmitë e dëshmitarëve, Hekuran Mavriqi dhe Berat Rrustemi. Ndërsa edhe në këtë seancë mbrojtja e të akuzuarit, Avni Llumnica ka kërkuar që ai të lirohet nga masa e paraburgimit, por ky vendim mbeti të merret pas seancës gjyqësore.

Pasi Gjykata e Apelit e Kosovës e ktheu në pikën zero rastin “Syri i Popullit”, me kërkesën që Prokuroria Speciale ta rregullojë aktin akuzues, kjo e fundit ka ardhur me një aktakuzë të re, të përmirësuar. Sipas aktakuzës së re, të akuzuar janë vetëm Sadri Ramabaja, Avni Llumnica dhe Bajrush Konjusha, ku për këtë të fundit tashmë ka përfunduar gjykimi.