Arbëri

Për tri ditë në sallën “1 Tetori” janë vaksinuar 1.180 të moshuar

Descriptive Text

Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, të dielën deri në mesditë janë vaksinuar 103 të moshuar më sëmundje kronike.

Koordinatori i kësaj qendre, Niman Bardhi, ka thënë se për tri ditë janë vaksinuar 827 persona me sëmundje kronike, ndërsa gjithsej janë vaksinuar 1.180 të moshuar.

“Sot është dita e tretë sa i përket personave me sëmundje kronike të grupmoshës 75 deri në 79 vjeç dhe deri në këto momente që po flasim kemi të vaksinuar 103 persona për dallim nga dy ditët e mëparshme kemi pasur numër më të madh të njerëzve por nga data 8 kur kemi filluar me grupmoshën mbi 85, 60 dhe 75 kemi 2035 persona të vaksinuar, nëse i referohemi vetëm pjesës së sëmurave kronikë kemi 827 persona të vaksinuar, nëse i referohemi të moshuar deri më tani kemi pasur 1180, për këtë ngelet të shohim se si e kemi situatën me vaksina”, shtoi ai.