Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se vaksinimi kundër COVID-19 është duke vazhduar sipas Planit Shtetëror të vaksinimit kundër COVID-19.
Sipas njoftimit, ekipet mjekësore në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, të mbështetura nga Ekipi menaxhues dhe vullnetarët si dhe Njësitë e vaksinimit të QKMF-ve në komuna, kanë vazhduar dhënien e vaksinave tek grup-mosha 75-79 vjeçe me sëmundje kronike.
Njoftohet se deri tash janë vaksinuar 16.132 qytetarë.
“Vaksinimi i kësaj grup-moshe vazhdon edhe javën tjetër, duke lënë të hapur mundësinë, gjithashtu, për vaksinim deri në përmbyllje të fazës së parë edhe për të moshuarit mbi 80 vjeç, pacientët e hemodializës që nuk janë vaksinuar deri më tash dhe profesionistët shëndetësorë”, thuhet në njoftim.