Arbëri

Dialogut i shtohen paqartësitë

Dialogut i shtohen paqartësitë
Në kohën kur Qeveria ende nuk i ka miratuar platformën dhe strategjinë për dialogun me Serbinë, shoqëria civile në vend kërkon që në atë të përfshihen dy pika që s’bën të diskutohen: territori i Republikës së Kosovës dhe çfarëdo intervenimi në rendin e brendshëm institucional dhe kushtetues

I dëmshëm po vlerësohet rikthimi i diskutimeve dhe prezantimi i dokumenteve sikurse “non-paperi” slloven për ndryshim kufijsh, në prag të rinisjes së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

 

Rikthimi i diskutimeve për ndryshim kufijsh në Ballkan pas publikimit të një “non paperi” slloven po konsiderohet i dëmshëm në kohën kur pritet të rinisin negociatat mes Kosovës dhe Serbisë për një marrëveshje finale. Qeveria e Kosovës nuk ka dashur të deklarohet mbi këtë çështje me arsyetimin se nuk mund të komentojë dokumente të pakonfirmuara ose jozyrtare

I dëmshëm po vlerësohet rikthimi i diskutimeve dhe prezantimi i dokumenteve sikurse “non-paperi” slloven për ndryshim kufijsh, në prag të rinisjes së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Prej disa ditësh në Slloveni, Kroaci dhe në Bosnjë-Hercegovinë ka pasur raportime se kryeministri slloven, Janez Jansha, pak muaj para se të marrë kryesimin e Bashkimit Evropian, ia ka dorëzuar një “non-paper” presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, ku angazhohet për rivizatim të kufijve. Aty përfshihet edhe ndarja e Kosovës.