Shqipëria është pajisur me 40.800 doza të vaksinës AstraZeneca, përmes Covaxit, ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.
Ajo ka bërë me dije se janë në pritje të 250 mijë vaksinave të tjera të Sinovacit dhe Pfizerit.
Në janar të këtij viti, Shqipëri kishte filluar procesin e vaksinimit. Vaksinat ishin siguruar nga Bashkimi Evropian.