Arbëri

Një qytetar në Ferizaj dorëzon në Polici një kuletë të humbur, identifikohet pronari

Descriptive Text

Një qytetar nga Ferizaj sot ka gjetur një kuletë në një qendër tregtare dhe e ka dorëzuar në Policinë e Kosovës. Kuleta mësohet se i përket një personi të nacionalitetit serb nga Shtërpca.

Ky i fundit është njoftuar nga Policia dhe pas procedurave të verifikimit, i është kthyer kuleta, në të cilën gjendeshin 110 euro, 40 dinarë dhe dokumente të tjera.