Arbëri

Steinmeier uron Osmanin, e fton për takim së shpejti

Presidenti gjerman Steinmeier e uron Presidenten Osmanin dhe e fton të takohen së shpejti

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar një letër urimi nga Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier, përmes së cilës e uron për zgjedhjen e saj Presidente e Kosovës.

Presidenti Steinmeier ka thënë përmes letrës se Gjermania do të vazhdojë të jetë një partner i besueshëm për Kosovën dhe do ta mbështesë për ta arritur progresin e mëtejmë në rrugën evropiane.

Steinmeier ka inkurajuar institucionet e reja në angazhimin e tyre për forcimin e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, si dhe për tejkalimin e pasojave nga pandemia COVID-19.

Presidenti i Gjermanisë ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim dhe e ka ftuar Presidenten Osmani për takim së shpejti.

Image